Prodhimtari

Prodhimtaria e jonë ka filluar si përfaqësuese e kompanisë italiane “Torrefazzione Verbano” në vitin 1996 me brendin “Eurocafe” në Tetovë. Pronar dhe udhëheqës i saj ka qenë Roberto Resmi, i cili po në këtë vit ka themeluar repartet e prodhimtarisë në qytetin tonë.

Ne filluam partneritet në vitin 2004 dhe prej vitit 2008 jemi prodhues të pavarur të saj. Repartet tona plotësojnë standardet ndërkombëtare dhe me dedikim personal ne garantojmë kualitetin e prodhimit tonë.