Ne prodhojme kafen tuaj te preferuar

Shija dhe aroma e kafes italiane e prodhuar per kenaqesine tuaj.

Makinat me te mira i gjeni te ne

Makinat per kafe te kompanive Gaggia dhe Gime me cmime me te volitshme.

P N

Kafet tona

Makina per kafe

Servisim

Produkte

Kuti

Paketim elegant dhe i rafinuar për 250 gr kafe cilësore. Një përzierje e veçantë për “Espresso italiane” të përbërë nga kafe të pjekur dhe të bluar me cilësi më të mire. Veçanërisht i përshtatshëm për përdorim në kafene, por poashtu edhe për përdorim privat. Ka 2 variante: ekspres dhe dekafeinato. Me teper informata ne faqen

Filter

Në kuti të përshtatshme me 25 zarfe, “Portioli pods” janë zgjidhje për një espresso me kualitet profesional edhe në zyrën apo shtëpinë tuaj. Ato ofrojnë shijen më të mirë me makinat e kafes Vera Gime. Janë në dispozicion në 4 alternativa : Il Caffe Top, Espresso, Gran Miscela filtro (kafe amerikane), Decaffeinato. Me teper informata ne faqen zyrtare

Archimede

Prodhimi i ri nga GIME është një makinë profesionale kafeje për në shtëpi me kualitet të njejtë si në një bar-kafene. Duke ndjekur konstruksionin dhe dizajnin e makinave profesionale për kafe, “Ambra” është e krijuar për të ngritur kualitetin e  espressos dhe kapuçinos  italiane në hapësirë minimale. “Ambra”, e cila ofrohet në dy ngjyra të ndryshme, është e […]

Vera Vapore

“Vera vapore” është makina e re e kafes nga GIME, e dizajnuar në bazë të makinave profesionale. Është e përkryer si për përdorim shtëpiak ashtu edhe për përdorim në zyrë. “Vera vapore” është prodhuar tërësisht në Itali dhe ka një dizajn dinamik të përshtatshëm për të reflektuar karakteristikat e makinës.  

Brera

Përgaditni Espresson tuaj – makine kompakte, dizajn tradicional dhe e thjeshtë për t’u përdorur. Espresso aq të shijshme si nga barista në kafene tuaj të preferuar? Nuk ka problem! Makina Gaggia Brera ekspres ju jep rezultate profesionale, në komoditetin e kuzhinës tuaj. Zgjidhni forcën dhe gjatësinë e espressos ashtu si ju pëlqen.  

Baby

Baby është një nga modelet më të njohura të Gaggia që nga viti 1977 –  me kazan profesional dhe filter mbajtës traditional. Dizajn tradicional me teknologji të fundit. Baby ishte familja e parë makina Espresso Gaggia dhe tani është duke u përtërirë me detaje ekskluzive metalike duke ruajtur elementet tradicionale si  mbajtësin professional të filtrave nga kromi.